Memli Krasniqi në veri: Kudo ku ka shqiptarë, aty është edhe PDK - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Memli Krasniqi në veri: Kudo ku ka shqiptarë, aty është edhe PDK

    Insajderi
    28 September 2025 - 18:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në një tubim me kandidatët e PDK-së për kryetarë të katër komunave në veri të vendit ka thënë se ata janë përfaqësuesit më dinjitozë të qytetarëve të asaj ane.

    Krasniqi duke kërkuar mbështetje për numrin 191 ka thënë se PDK është kudo ku ka shqiptarë.

    “Kudo ku ka shqiptarë, aty është edhe PDK. Dhe aty ku është PDK, ka gjithmonë shpresë, besim e forcë. Sonte, në zemër të pjesës veriore, me katër kandidatët tanë, Izmir Zeqirin (Zubin Potok) , Iliri Pecin (Zveçan), Flutura Hamzën (Mitrovicë e Veriut) dhe Shaqir Hetemin (Leposaviq), po e forcojmë përfaqësimin dhe po i japim kësaj ane zë e dinjitet. Më 12 tetor, çdo votë për PDK 191 është një gur i fortë në themelin e Kosovës sonë. Bashkë për #MaMirë!”, ka shkruar ai në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark