
Në debatin e fundit në “E Diell”, Livia Bunga, ish-banore e Big Brother VIP Albania dhe dikur pjesë e emisionit “Për’Puthen”, rrëfen për momentet e vështira me ish-partnerin e saj.
“Unë, kur kam njohur personin më të rëndësishëm të jetës sime, ka pas bërë aksident, nuk ka pasur as makinë, është përdorur makina ime për shumë kohë, kështu që nuk i shoh fare ato punë. Nuk dua të bëj shenjtoren, por kjo është e vërteta,” shprehet ajo pas debatit mbi përfitimet që mund të ketë një vajzë në lidhje me një djalë me të ardhura të larta.
E cilësuar nga Xheneta si shfrytëzim nga ish-partneri, Livia e hedh poshtë duke mbrojtur lidhjen e saj.
“E shfrytëzuar më duket fjalë pak si shumë e rëndë, por jo, jo… ishte një bashkëpunim, kemi ndihmuar njëri-tjetrin,” tregon Livia.