
Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, pas takimeve me qytetarë në veri, ka vizituar edhe jugun e Mitrovicës.
Ai në Shipol tha se çdo votë për Arian Tahirin, sipas tij, është një votë për vazhdimësi të mirë.
“Pas Bedriut -Ariani: Shipoli sonte na dha energjinë e fitores! Me një mik dhe kryetar të dëshmuar si Bedri Hamza, sonte i dhamë mbështetjen e plotë një djali të përgatitur, guximtar e vizionar si Arian Tahiri. Ariani është shembulli i gjeneratës së re që i sjell politikës ndershmëri, energji dhe rezultate, duke e lidhur çdo hap me dashurinë për qytetin e tij”, tha Krasniqi.
“Më 12 tetor, çdo votë për Arianin është votë për #MaMirë. Është votë për një Mitrovicë që nuk e duron arrogancën. Është votë për vazhdimësi të mirë, sepse pas Bedriut, vjen Ariani,” shtoi ai.