
Kandidati për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Begaj, të cilët ai i cilësoi si gjithmonë të rreshtuar pranë vizionit të tij politik.
Në këtë aktivitet, Idrizi ishte i shoqëruar nga kandidati për Kuvendin e Komunës, Ilir Krasniqi. Ata bashkëbiseduan me qytetarët, duke dëgjuar idetë, shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre për mandatin e ardhshëm.
“Fshati Begaj, si gjithmonë, i rreshtuar pranë vizionit tonë! Faleminderit nga zemra të gjithë banorëve për përkrahjen dhe gatishmërinë për të ecur përpara bashkë,” u shpreh Idrizi pas takimit.
Ai theksoi se bashkë me ekipin e tij, janë të vendosur që në mandatin e ri të fokusohen në përmbushjen e planeve të zhvillimit për Vushtrrinë, duke i dhënë zë dhe hapësirë të gjitha komuniteteve, përfshirë edhe Begajn.