
Kryetari aktual i Lipjanit dhe kandidat për një mandat tjetër, Imri Ahmeti, vazhdon të përforcojë lidhjen me qytetarët e komunës.
Sonte ai u prit në Blinajë, një nga zonat më të bukura natyrore të komunës.
Në një postim në rrjetet sociale, Ahmeti theksoi se besimi i qytetarëve vjen si rezultat i punës së dukshme dhe se zhvillimi i Lipjanit nuk mund të realizohet pa përfshirjen aktive të qytetarëve.
“Në Blinajën e bukurive natyrore sonte u pritëm nga qytetarët të cilët treguan jo vetëm mikpritje, por edhe mbështetje të fortë për rrugën tonë të përbashkët. Na treguan edhe një herë se kur puna flet vetë, besimi vjen natyrshëm. Rrugën e zhvillimit nuk e ndërtojmë vetëm, por bashkë me qytetarët mbi vlera, besim dhe vizion të qartë për të ardhmen. Faleminderit për mbështetjen Blinaja”, tha Ahmeti.