"Kishte mungesë oksigjeni"- Detaje nga nxjerrja e trupit të pajetë në Lybeniq të Pejës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kishte mungesë oksigjeni”- Detaje nga nxjerrja e trupit të pajetë në Lybeniq të Pejës

    Insajderi
    29 September 2025 - 08:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person ka vdekur pasditen e së dielës në fshatin Lybeniq të Pejës, pasi që i njëjti derisa ishte duke pastruar një bunar ka rënë në të.

    Nxjerrja e trupit të pajetë ka zgjatur për disa orë. Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës përmes një njoftimi ka dhënë detaje rreth operacionit për nxjerrjen e trupit të viktimës.

    “U realizua me sukses operacioni për nxjerrjen e trupit të pajetë të viktimës nga pusi në Lybeniq të Pejës. Nxjerrja e trupit të viktimës u realizua përmes organizimit teknik të Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës dhe të kompanisë së Kërkim-Shpëtimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

    ShKShMK ka njoftuar se kishte pranuar një thirrje nga Policia e Kosovës për një aksident në fshatin Lybeniq, komuna e Pejës.

    “Skuadrat e ShKShMK-së janë nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes për të filluar operacionin. Në vendngjarje ishin të pranishëm Policia e Kosovës, njësitet e zjarrfikësve dhe emergjencave. Një person kishte rënë në pus gjatë punës për pastrimin e tij. Për shkak të thellësisë, pranisë së gazrave dhe mungesës së oksigjenit, operacioni kërkoi koordinim të ngushtë ndërmjet të gjitha palëve kompetente për nxjerrjen e viktimës”, thuhet tutje në njoftim.

    Nxjerrja e trupit të viktimës u realizua përmes organizimit teknik të Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës dhe të kompanisë së Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark