Komandant Remi: Kemi nevojë për politikë që ndërton raporte normale, jo manovra - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Komandant Remi: Kemi nevojë për politikë që ndërton raporte normale, jo manovra

    Insajderi
    29 September 2025 - 10:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rrustem Mustafa, komandant në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që njihet me nofkën ‘Remi’, ka dhënë një mendim lidhur me raportet e Kosovës me SHBA’në.

    Ndër të tjera, Mustafa me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka deklaruar se Kosovës i duhen raporte normale me miqtë dhe jo manovra politike, shkruan Insajderi.

    Shkrimi i plotë:

    Manovrat në Politikë, Fundi i Pashmangshëm

    Manovrat politike, edhe kur vishen me fjalë të bukura, janë të destinuara të dështojnë. Ballkani i ka parë të gjitha format e tyre nga manipulimet e brendshme, deri tek tentimet për të mashtruar edhe miqtë strategjikë që na kanë ndihmuar të fitojmë lirinë.

    Në kohën e sotme, ku çdo e pavërtetë zbulohet për sekonda, këto taktika jo vetëm që dështojnë më shpejt, por lënë edhe plagë më të mëdha: e prishin besimin mes qytetarëve dhe e dëmtojnë marrëdhënien me aleatët tanë.

    Ne kemi nevojë për politikë të pastër, që ndërton raporte normale me popullin dhe me miqtë tanë, jo për manovra që i kthejnë ato raporte në eksperimente të pa dobishme. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark