
Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka vlerësuar përfundimin e renovimit të plotë të Shkollës Fillore “Laura Scotti” në Graboc, duke theksuar rëndësinë e investimeve në arsim si bazë për zhvillimin e komunës.
“Shkolla ‘Laura Scotti’ tashmë ka kushte moderne dhe të përshtatshme për nxënësit dhe mësimdhënësit. Ky është investim kapital që siguron një ambient të ngrohtë dhe motivues për nxënësit, me kabinete bashkëkohore që do t’i shërbejnë procesit mësimor me standarde më të larta. Nga viti i ardhshëm pritet të nisë edhe mësimi gjithëditor”, u shpreh Osmani.
Ai tha se përkushtimi i tij si kryetar do të jetë që çdo shkollë në Fushë Kosovë të ketë kushte të denja për arsim cilësor dhe të barabartë për të gjithë fëmijët.