BE-ja konfirmon rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    BE-ja konfirmon rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit

    Insajderi
    29 September 2025 - 12:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkimi Evropian njoftoi të hënën se i ka rivendosur sanksione Iranit, duke e ndjekur hapin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

    “Sot, BE-ja riktheu sanksionet ndaj Iranit si përgjigje ndaj mosrespektimit të vazhdueshëm të marrëveshjes bërthamore. Dera për bisedime diplomatike mbetet e hapur”, thuhet në një deklaratë të presidencës së BE-së.

    BE-ja bëri të ditur se sanksionet përfshijnë ngrirjen e aseteve të Bankës Qendrore të Iranit dhe bankave të tjera iraniane, si dhe ndalimin e udhëtimit për disa zyrtarë iranianë.

    Gjithashtu, BE-ja ndaloi blerjen dhe transportin e naftës së papërpunuar nga Irani, si dhe shitjen ose furnizimin me ar dhe pajisje të caktuara detare.

    Të dielën, Kombet e Bashkuara rikthyen një embargo armësh dhe sanksione të tjera ndaj Iranit për programin e tij bërthamor, pas një procesi të nisur nga fuqitë evropiane, të cilit Teherani i është kundërpërgjigjur me paralajmërime për masa të ashpra.

    Britania, Franca dhe Gjermania iniciuan rikthimin e sanksioneve ndaj Iranit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke e akuzuar Teheranin për shkeljen e marrëveshjes së vitit 2015, synimi i të cilës ishte të mos e lejonte Iranin të prodhojë ndonjë bombë bërthamore.

    Irani mohon se synon të prodhojë armë bërthamore. / REL


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark