Vetë deklaroi se është i gatshëm për ballafaqim, Çeku për Ramën: I ndërroi fjalët – hera e dytë që po i ikë debatit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetë deklaroi se është i gatshëm për ballafaqim, Çeku për Ramën: I ndërroi fjalët – hera e dytë që po i ikë debatit

    Insajderi
    29 September 2025 - 12:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Vetëvendosja, Hajrulla Ceku, ka kritikuar kryetarin aktual Përparim Rama për shmangie nga debatet me kandidatët e tjerë.

    Çeku tha se Rama nuk ka pranuar as ballafaqimin vetëm me të, as me të gjithë kandidatët e tjerë.

    “Pas ftesës nga Jeta Xharra për debat sot mes kandidatëve dhe konfirmimit nga të gjithë, kuptuam që Kryetari Rama i ka ndërruar fjalët. Në mungesë të tij, debati i sotëm nuk po mbahet. Kjo është hera e dytë, pasi njëjtë kishte vepruar edhe për ftesën nga Kanal 10”, shkroi ai.

    Ditë më parë, Kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se është i gatshëm për debat me të gjithë kandidatët për kryetar të qytetit.

    Ai ka caktuar edhe datën e mundshme për debat, duke theksuar se më 6 tetor do të ishte ideale për këtë takim publik.

    “Absolutisht po, jam gati. Të gjithë së bashku, po e bëjmë, caktojmë këtu, po i sfidoj të gjithë. Patjetër që po. Me datën 6, i ftoj të gjithë kandidatët për kryetar të debatojmë”, tha Rama në emisionin Rubikon të Klan Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark