Qytetarët ankohen për çmimet e larta: Janë të papërballueshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetarët ankohen për çmimet e larta: Janë të papërballueshme

    Insajderi
    29 September 2025 - 14:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tashmë çmimet e produkteve bazë për një pjesë të qytetarëve janë bërë të papërballueshme, përfshirë këtu edhe çmimin e energjisë elektrike. Sikur të mos mjaftonin, çmimet kanë shënuar rritje edhe në pjesën e dytë të vitit.

    Njëri nga qytetarët shpreh shqetësimin e tij se çmimi i rrymës do të jetë vështirë i mbulueshëm kur afrohet edhe sezona e dimrit. Tahir Krasniqi për Ekonomia Online tha se edhe ndryshimin e madh mes pensionit që marrin dhe harxhimet që bëjnë.

     “Të ushqimit deri diku po, ndërsa sa i përket rrymës është pak e tepërt, jo pak por mjaft shumë e tepërt se tash sezona e dimrit me këto klima që i kemi Inshallah ia dalim. Çmimet e ushqimeve tash për tash janë të papërballueshme. Ne si pensioner disi po ia dalmi por qysh po ia dalim. Siç thonë amerikanët shqiptarët e kishin pensionin 200 euro e po i harxhojnë 400 euro. Kah 200? Mos me qenë ndihma prej tjetër kah me siguri nuk kishim mujtë me ia dale”, tha ai.

    Çmimet e larta në produktet bazë e kanë shqetësuar edhe qytetarin Bashkim Ademi.

     “Ushqimet kanë fillu ngritje shumë të madhe, përafërsisht po mundemi me ia dalë. Çmimi i energjisë elektrike nuk është i lartë sepse në çfarë mënyre prodhohet se unë vetë kam punu, nuk është i lartë. Vjet kam pagu 30 euro po edhe në këtë sezon njëjt”, tha Ademi.

    Derisa rriten çmimet, rritje nuk ka edhe në paga. Kështu u shpreh qytetari Shaban Shabani.

     “Me zor po mundemi me përballu çmimet e ushqimit se nuk i kemi krejt, pagat e vogla, çmime shumë të shtrenjta, nuk po mundemi veç qështu po shkojmë. Çmimi i energjisë elektrike është i lartë, po diqysh po e përballojmë”, theksoi Shabani.

    Çmimet e produkteve bazike në Kosovë kanë shënuar rritje me ritëm të lartë në pjesën e dytë të vitit. Ani se viti filloi me inflacion prej 1.5 për qind, çmimet shënuan rritje prej 4.5 për qind në gusht.

    E çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët në Kosovë është rritur për rreth 16 për qind në prill të këtij viti, pas vendimit të marrë nga Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE).


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark