Barcelona ia vazhdon kontratën talentit të saj - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Barcelona ia vazhdon kontratën talentit të saj

    Insajderi
    29 September 2025 - 14:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Barcelona ia ka vazhduar kontratën talentit të ri të skuadrës, Marc Bernal.

    Spanjolli, shihet si një nga lojtarët e së ardhmes te klubi katalanas dhe vazhdimi i kontratës së tij tregon synimin që ka klubi për ta mbajtur atë.

    Kontrata e re e Bernalit do të zgjasë deri në qershor të vitit 2029.

    Bernal, ka në total 41 paraqitje me Barën si në skuadrën B dhe atë A, duke bërë gjithsej 7 asiste dhe shënuar 2 gola.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark