Ramiz Lladrovci: Nuk shantazhohem nga audio incizimet e grupeve të interesit, i publikoj vet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Ramiz Lladrovci: Nuk shantazhohem nga audio incizimet e grupeve të interesit, i publikoj vet

    Insajderi
    29 September 2025 - 15:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi ku ai dëgjohet duke biseduar me disa asamblistë për çështje pronash.

    Në reagimin e tij, Lladrovci ka deklaruar se incizimi është i cunguar dhe i realizuar në mënyrë të paligjshme nga ish-asamblisti i PDK-së, Arigon Sinani. Sipas tij, qëllimi i publikimit është shantazhi dhe ushtrimi i presionit në kuadër të fushatës zgjedhore.

    “Jam i gatshëm të publikoj vetë incizimin e plotë, sepse nuk kam çka të fsheh. Në të do të shihet qartë kush ka mbështetur mbrojtjen e pronës dhe kush ka tentuar ta mbajë të uzurpuar atë,” ka thënë Lladrovci.

    Lladrovci shtoi se shantazhet nuk do të ndikojnë në fushatën e tij dhe se, siç tha, mbetet i përkushtuar në mbrojtjen e interesit publik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark