Dogana parandalon kontrabandimin me pajisje mjekësore në Merdarë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dogana parandalon kontrabandimin me pajisje mjekësore në Merdarë

    Insajderi
    29 September 2025 - 15:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dogana e Kosovës ka zbuluar një rast të kontrabandimit me pajisje mjekësore të padeklaruara në pikë kalimin kufitar të Merdarës.

    Sipas njoftimit të Doganës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 04:50, ku në një bagazh të një automjeti u zbuluan pajisjet mjekësore si: tetë defibrilatorë të përdorur – Lifepak Medtronic, tre defibrilatorë të rinj – Physio-Control Lifepak CR, dhe dy pako ndihme të parë.

    Mallrat janë ndaluar përkohësisht dhe ndaj rastit po zhvillohet procedurë për kundërvajtje doganore.

    “Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e shëndetit publik dhe në garantimin që pajisjet mjekësore që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës të jenë të sigurta, të certifikuara dhe të kontrolluara sipas standardeve të përcaktuara”, thuhet tutje në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark