Kandidati për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni, ka zhvilluar sot një vizitë tek zjarrfikësit e komunës, ku është njohur nga afër me kushtet e tyre të punës.
Hyseni tha se zjarrfikësit, pavarësisht mungesës së stafit dhe mjeteve të nevojshme, po bëjnë një punë të jashtëzakonshme dhe janë gjithmonë në krye të detyrës.
Postimi i plotë:

Ai u zotua se, në rast të fitores në zgjedhje, gjatë vitit të parë të qeverisjes do të ketë mbështetje të plotë për këtë shërbim. Sipas tij, prioritet do të jetë shtimi i numrit të zjarrfikësve, ofrimi i shujtave dhe krijimi i dy pikave të reja të qëndrimit të përkohshëm gjatë verës, për të lehtësuar reagimin në rast zjarresh.