Bahrie Çunaku Vitija: Banorët e Bardhoshit treguan fuqinë e bashkimit - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Bahrie Çunaku Vitija: Banorët e Bardhoshit treguan fuqinë e bashkimit

    Insajderi
    29 September 2025 - 16:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidatja për asambliste e Lidhjes për Prishtinën, Bahrie Çunaku Vitija, ka zhvilluar një takim me banorët e Bardhoshit dhe fshatrave përreth.

    Ajo tha se pjesëmarrja dhe mbështetja e tyre dëshmon fuqinë e bashkimit të qytetarëve në ndërtimin e së ardhmes së përbashkët.

    “Dhe çdo fjalë, çdo përkrahje dhe çdo prani në Bardhosh është një gur i çmuar në themelin e Prishtinës sonë,” shkroi Çunaku Vitija, duke u zotuar për angazhim të vazhdueshëm në shërbim të qytetarëve.

    Ajo ftoi qytetarët që më 21 tetor të japin mbështetjen për listën e Lidhjes për Prishtinën me numrin 115.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark