Vetaksidentohet një automjet i KFOR-it në dalje të fshatit Astrazup, pa të lënduar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetaksidentohet një automjet i KFOR-it në dalje të fshatit Astrazup, pa të lënduar

    Insajderi
    29 September 2025 - 17:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një automjet i misionit të KFOR-it është përfshirë në një vetaksident të ndodhur sot rreth orës 14:10 në dalje të fshatit Astrazup, në rrugën që lidh Malishevën me Rahovecin.

    Sipas informacioneve zyrtare, shoferi i automjetit ka humbur kontrollin mbi mjetin, duke shkaktuar aksidentin. Fatmirësisht, në këtë ngjarje nuk është raportuar për persona të lënduar, përveç dëmeve materiale të shkaktuara në automjet.

    “Rreth orës 14:10 në dalje të fshatit Astrazup, në Malishevë (rruga Malishevë-Rahovec), shoferi i një automjeti të KFOR-it ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është vetaksidentuar. Përveç dëmeve materiale, nuk është raportuar për persona të lënduar. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor,” ka konfirmuar zyrtari për informim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark