Totaj takon pensionistët: Zotohet për transport urban dhe barna falas - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Totaj takon pensionistët: Zotohet për transport urban dhe barna falas

    Insajderi
    29 September 2025 - 18:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në takimin me pensionistët e Prizrenit, Kryetari Shaqir Totaj u zotua për masa konkrete që do ta lehtësojnë jetën e tyre në mandatin e dytë.

    “Pensionistët janë shtylla e shoqërisë sonë, njerëzit që kanë dhënë kontribut të madh ndër vite, prandaj është detyrim i yni t’i trajtojmë me dinjitet” – tha Totaj.

    Ai theksoi se në programin 2025-2029, kujdesi për pensionistët do të jetë prioritet i veçantë.

    “Do të ofrojmë transport urban pa pagesë, lehtësime në shërbimet shëndetësore, barna esenciale falas dhe mjek kujdestar në ordinancën e shoqatës së pensionistëve” – u shpreh kryetari.

    Totaj shtoi se këto masa janë vazhdimësi e përkujdesjes së treguar deri më tani, por me mbështetje të shtuar në të ardhmen.

    “Respekti dhe kujdesi ndaj të moshuarve tanë është një obligim moral dhe politik që do ta mbajmë me përkushtim” – përfundoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark