Vajza e Salih Mustafës: Babai im nuk do të kërkojë ndihmë për të paguar viktimat e fabrikuara - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vajza e Salih Mustafës: Babai im nuk do të kërkojë ndihmë për të paguar viktimat e fabrikuara

    Insajderi
    29 September 2025 - 19:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vajza e ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa, i njohur si “Cali”, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Hagës lidhur me çështjen e viktimave.

    Përmes rrjetit social Facebook, Buna Mustafa ka shkruar se pas bisedës me babain e saj, ai ka sqaruar qëndrimin e tij se vendimi i gjykatës është i padrejtë dhe i motivuar politikisht.

    Andaj sipas saj, Mustafa nuk do të kërkojë ndihmë nga shteti dhe populli që t’i paguaj viktimat e fabrikuara nga prokuroria.

    “Unë nuk ndihem përgjegjës moralisht, financiarisht apo në çfarëdo lloj forme tjetër, për shkak se ata nuk janë viktimat e mia. Rrjedhimisht, as nuk kërkoj ndihmë nga shteti dhe populli im që t’i paguaj viktimat e fabrikuara nga prokuroria dhe nga qarqe të caktuara politike që përgënjeshtrojnë mbi të vërtetën për interesa të ulëta personale. Unë besoj që lufta e UÇK-së ishte e drejtë, e pashmangshme dhe e domosdoshme”, citon vajza e tij, të ketë thënë Salih Mustafa.

    Postimi i plotë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark