Alban Hyseni viziton kompaninë PANI në Bresalc: Shembull i sipërmarrjes që fuqizon gratë dhe zhvillon ekonominë lokale - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Alban Hyseni viziton kompaninë PANI në Bresalc: Shembull i sipërmarrjes që fuqizon gratë dhe zhvillon ekonominë lokale

    Insajderi
    29 September 2025 - 20:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Gjilanit që po synon edhe një mandat, Alban Hyseni, ka vizituar kompaninë vendore PANI, e cila operon në fshatin Bresalc dhe është e specializuar në prodhimin dhe riciklimin e qeseve të plastikës.

    I shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, Hyseni u prit nga pronari i kompanisë, z. Xhevdet Neziri, dhe nga afër pa punën e përkushtuar të mbi 25 punëtorëve, shumica prej tyre gra dhe vajza nga fshati.

    “Pamë një storie të vërtetë suksesi. Kompania PANI është një shembull i mrekullueshëm i sipërmarrjes që jo vetëm krijon vende pune, por edhe fuqizon rolin e gruas dhe kontribuon drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të Gjilanit tonë,” u shpreh Hyseni në një postim në rrjetet sociale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Zgjedhjet 2025
    29 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark