
Kandidatja për Asamblenë Komunale në Ferizaj nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Njomza Vata, ka theksuar përkushtimin për ofrimin e një shëndetësie cilësore, të shpejtë dhe të aksesueshme për të gjithë qytetarët e komunës.
Në një deklaratë të publikuar në kuadër të fushatës zgjedhore, Vata, së bashku me kryetarin aktual të Ferizajt, Agim Aliu, u zotua për përmirësimin dhe modernizimin e shërbimeve shëndetësore në komunë.
“Qëllimi ynë është të ofrojmë shërbime të avancuara dhe të qëndrueshme që përmbushin standardet më të larta të kujdesit shëndetësor, duke i përshtatur ato me nevojat reale të qytetarëve tanë,” tha ajo.
Statusi i plotë:
hëndetësi cilësore dhe e aksesueshme për çdo qytetar të Ferizajt
Bashkë me Kryetarin Agim Aliu, jemi të përkushtuar të ofrojmë shërbime shëndetësore cilësore, të shpejta, të afërta dhe të qëndrueshme për të gjithë qytetarët e Komunës së Ferizajt. Qëllimi ynë është që të sigurojmë shërbime të avancuara dhe të aksesueshme, duke përmbushur standardet e larta të kujdesit shëndetësor për çdo individ.
Dëshirojmë të sigurojmë se të gjitha shërbimet që ofrojmë janë në përputhje me nevojat e qytetarëve dhe standardet e avancuara shëndetësore, për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve tanë.
FERIZAJ, Qyteti ynë, Krenaria jonë!