Besnik Osmani: Shëndetësia në Fushë Kosovë do të marrë një hap të madh përpara - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Besnik Osmani: Shëndetësia në Fushë Kosovë do të marrë një hap të madh përpara

    Insajderi
    29 September 2025 - 22:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka takuar sonte profesionistë të shëndetësisë, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së tyre në zhvillimin e komunës. Ai bëri të ditur se në ekipin e tij janë tre kandidatë të përkushtuar nga fusha e shëndetësisë, të cilët do të japin kontributin e tyre gjatë katër viteve të ardhshme.

    “Sonte pata kënaqësinë e veçantë të bisedoj me profesionistët e shëndetësisë. Jam i lumtur që në ekipin tonë kemi 3 kandidatë të përkushtuar, të cilët do ta japin kontributin e tyre 4-vjeçar për avancimin e sistemit shëndetësor në komunën tonë”, tha Osmani.

    Ai shtoi se prioritetet e tij në këtë fushë do të jenë:

                •          Qendra Stomatologjike

                •          Qendra e veçantë e Urgjencës

                •          Qendrat e reja shëndetësore në qytet

                •          Analizat laboratorike të qasshme nga çdo vendbanim

    Me këto investime, Osmani tha se shëndetësia në Fushë Kosovë do të marrë një hap të madh përpara, duke garantuar mirëqenie më të madhe për qytetarët.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Zgjedhjet 2025
    29 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark