Alban Hyseni mban takim me gratë dhe vajzat në Gjilan: Janë forca e Lëvizjes - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Alban Hyseni mban takim me gratë dhe vajzat në Gjilan: Janë forca e Lëvizjes

    Insajderi
    29 September 2025 - 22:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Hyseni, ka zhvilluar një takim me gra dhe vajza në Gjilan, ku u prezantua vizioni i tij për mandatin e ardhshëm dhe u theksua roli i rëndësishëm i grave në ndërtimin e qytetit.

    Hyseni u shpreh se gratë dhe vajzat janë “forca e Lëvizjes”, dhe se ato janë rreshtuar fuqishëm me vizionin e Vetëvendosjes për Gjilanin.

    “Bashkë me Albulena Haxhiun, deputetet dhe kandidatet tona për asamble, patëm kënaqësinë të takojmë sonte gratë dhe vajzat e komunës sonë. Para tyre shpalosëm planin tonë dhe vizionin për vazhdimin e punëve të mira edhe në mandatin e ardhshëm,” tha Hyseni.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Zgjedhjet 2025
    29 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark