
Ngjarjet e datës 30 shtator:
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Ora 09:00)
Instituti për Studime të Luftës Hibride – OCTOPUS mban forumin “DEMOCRACY UNDER THREAT: Elections as a Geopolitical Battlefield”. (Hotel Sirius, Prishtinë, ora 09:30)
Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Salla e takimeve të KGjK, ora 10:00)
Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim KADC mban tryezë diskutimi me temë rreziku I “Vaping”, pranë shkollave, nevoja për veprim të përbashkët. (Hotel Sirius, ora 11:00-12:30)
Familja Spahiu organizon protestë paqësore në mbështetje të ish-policit Arbnor Spahiu, i cili po mbahet padrejtësisht në paraburgim në Serbi. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 12:00)
Hapja solemne e Muzeut të Qytetit të Kaçanikut. (Shtëpia e Kulturës “ Xheladin Kurtaj” Kaçanik, ora 13:00)