
Në gjykimin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, zëvendësi i Bernard Kouchner, Jock Covey, po dëshmon si dëshmitar i mbrojtjes duke pohuar se nuk e kishte parë kurrë Thaçin të kishte kompetencë ose ndikim të drejtpërdrejtë mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Covey u pyet nga avokati i Thaçit, Luka Misetiq, lidhur me rolin e ish-presidentit në UÇK.
Ai u përgjigj se vëzhgimet e tij dhe raportet nga burime të besueshme, përfshirë edhe gjeneralin Sir Mike Jackson, tregojnë se Thaçi ishte i izoluar në praninë e figurave kyçe të UÇK-së, të cilët kishin autoritet real brenda organizatës.
“Konstatimet e kanë bërë atë që të arrijë në përfundimin që Thaçi nuk ka pasur autoritet real mbi UÇK-në dhe nuk ka qenë në pozicion që të organizojë ose ndalojë dhunën që ka ndodhur gjatë verës së vitit 1999 dhe se roli dhe ambiciet e Thaçit ishin të një politikani që ka treguar që ka qenë i aftë për të punuar me UNMIK-un dhe i aftë për të gjetur kompromis”, tha Mishetiq.