
Eqerem Spahiu, asamblisti i njohur i LDK-së dhe kandidat për një mandat të ri në Kuvendin Komunal të Rahovecit, po hyn në garën e Zgjedhjeve Lokale 2025 me një listë premtimesh të qarta për qytetarët.
I lindur në fshatin Opterushë, ku edhe sot vazhdon të jetojë e punojë, Spahiu ka ndërtuar reputacionin e një njeriu të përkushtuar, të drejtë dhe punëtor. Me profesion teknik ndërtimi dhe me një biznes në sektorin e ndërtimtarisë, ai sjell me vete jo vetëm përvojë, por edhe vizion për zhvillim të qëndrueshëm.
Këto janë zotimet e tij për fshatin Opterushë:
1. Transport me autobus Opterushë – Rahovec, për t’i lehtësuar lëvizjet e banorëve.
2. Kubëzimi i rrugicave dhe finalizimi i kanalizimit në të gjitha lagjet.
3. Funksionalizimi i ujit të pijshëm nga KRU “Gjakova” dhe rikthimi i sistemit të ujitjes me pika, nga projekti i hershëm.
4. Ndërtimi i një objekti multifunksional dhe funksionalizimi i fushës së sportit “Nahit Bytyqi”.
5. Pastrimi i lumit nga Burimiri deri në Reti, si dhe rregullimi i rrugëve fushore me zhavorr.
6. Rregullimi i rrugëve fushore me zhavor
7. Hapja e rrugës që lidh Opterushën me Zoqishtin dhe Retin, si dhe ndërtimi i kanalit për ujitjen e tokave bujqësore.
Me numrin 17 në listën e LDK-së, Eqerem Spahiu synon ulësen nq Kuvendin Komunal të Rahovecit.