Totaj jep zotimin e ri për nënat lehona: Vazhdon rritja e përkrahjes në mandatin e dytë - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Totaj jep zotimin e ri për nënat lehona: Vazhdon rritja e përkrahjes në mandatin e dytë

    Insajderi
    30 September 2025 - 16:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka ritheksuar zotimin e tij për të mbështetur nënat e reja, duke premtuar rritje të shumës së përkrahjes financiare në mandatin e ardhshëm.

    “Nëna Drenusha Bytyqi nga Prizreni është njëra prej shumë nënave që kanë përfituar nga programi ynë i përkrahjes për lehonat. Kjo politikë ka qenë një nga prioritetet tona dhe do të mbetet edhe në të ardhmen” – deklaroi Kryetari Totaj.

    Ai shtoi se përkrahja për nënat dhe fëmijët është investim në të ardhmen e Prizrenit: “Rritja e përkrahjes është jetike për të siguruar mundësi më të mëdha për nënat dhe fëmijët e Prizrenit. E falënderoj Drenushën dhe të gjitha nënat që besojnë në këtë projekt, sepse mbështetja e tyre është motiv për të vazhduar edhe më fuqishëm”.

    Kryetari Totaj përfundoi me zotimin se kjo përkrahje do të rritet sërish: “Do ta rrisim edhe një herë shumën e përkrahjes për të gjitha nënat e reja, sepse kujdesi ndaj tyre është kujdes për të ardhmen e qytetit tonë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark