
Kokand 1912 mundi Qizilqum me rezultatin 2-1 në ndeshjen e xhiros së 21-të të kampionatit elitar të Uzbekistanit. Ndeshja nuk do të kishte qenë interesante për shumicën e shikuesve nëse nuk do të kishte ndodhur një situatë e pazakontë.
Mbrojtësi i Qizilqum, Dilshod Komilov refuzoi dy herë të largohej nga loja, prandaj klubi ia ndërpreu kontratën disa ditë më vonë.
Trajneri Akmal Rustamov u përpoq ta zëvendësonte fillimisht në minutën e 57-të dhe përsëri në minutën e 60-të.
Lojtari që priste të hynte në lojë qëndroi në vijën anësore për 20 minuta dhe përfundimisht e zëvendësoi një shok tjetër skuadre.
Komilov luajti të gjithë ndeshjen, gjë që e zemëroi trajnerin Rustamov. Ishte paraqitja e fundit e Komilov pasi më pas u përjashtua nga Qizilqum.
Ndryshe, Komilov luajti për Tashkentin, Andijonin dhe Nasaf Qarshi përpara se të nënshkruante për Quzilqum në shkurt të vitit 2025.
Ai bëri 22 paraqitje, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë një asistim, dhe tani është një lojtar i lirë për shkak të sjelljes së keqe.
Ai ka dy ndeshje me ekipin kombëtar të Uzbekistanit, teksa Transfermarkt e vlerëson atë me 350,000 euro.