
Një tërmet i fortë me një magnitudë paraprake prej 6.9 ballë goditi Filipinet Qendrore rreth orës 22:00 sipas kohës lokale, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.
Lëkundjet u ndjenë në perëndim të Palomponit në Filipine, teksa është dhënë paralajmërim për një cunami, shkruan CNN.
Një tërmet i kësaj fuqie në rajon mund të shkaktojë viktima dhe dëme të konsiderueshme në strukturat e ndërtuara dobët, sugjerojnë modelet e hershme, dhe sjell mundësinë e një cunami të lokalizuar.
Më shumë se gjysmë milioni njerëz ndjenë dridhje shumë të forta në Ishujt Visayan në Filipinet Qendrore, sipas vlerësimeve nga modelet e Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.
Lëkundjet më të forta ka të ngjarë të jenë ndjerë në pjesët veriore të ishujve Cebu dhe Leyte.