Vendosja e 200 oficerëve të sigurisë në shkolla, një nga vendimet e para të Uran Ismailit si kryetar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Vendosja e 200 oficerëve të sigurisë në shkolla, një nga vendimet e para të Uran Ismailit si kryetar

    Insajderi
    30 September 2025 - 18:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, sot ka mbajtur një konferencë për media, ku prezantoi 10 vendimet e para që do të marrë menjëherë në rast të marrjes së mandatit si kryetar i kryeqytetit. Një nga këto vendime, që Ismaili e ka përmendur vazhdimisht edhe gjatë fushatës, është vendosja e 200 oficerëve të trajnuar të sigurisë në shkollat e Prishtinës.

    Ismaili ka bërë të ditur më herët se prioritet i tij është që fëmijët në shkolla të jenë të mbrojtur dhe të ndihen të sigurt. Për këtë arsye, ai ka planifikuar vendosjen e oficerëve të sigurisë me rotacion sipas nevojës, me fokus në shkollat fillore dhe të mesme.

    “Prishtina ka nevojë për ndryshim, guxim dhe veprime të menjëhershme. Ka ardhur koha për një kryetar që u del zot punëve dhe zotimeve që jep,” tha Ismaili në konferencë.

    Përveç vendosjes së oficerëve të sigurisë, ai prezantoi edhe masat e tjera që do të nisin menjëherë pas marrjes së detyrës:

    1. Hapja e Sheshit “Xhorxh Bush” në javën e parë;

    2. Pezullimi i lejeve të reja ndërtimore për 6 muajt e parë;

    3. Fillimi i procedurave për krijimin e Qendrës Dixhitale të Menaxhimit të Trafikut;

    4. Fillimi i procedurave për blerjen e 60 kamionëve të rinj për mbledhjen e mbeturinave;

    5. Krijimi i taskforcës për ndriçimin e 1,000 rrugëve të Prishtinës;

    6. Fillimi i procesit për ndërtimin e një strehimoreje të re për trajtimin e qenve endacakë;

    7. Fillimi i procedurave për vendosjen e 200 oficerëve të sigurisë në shkolla;

    8. Nënshkrimi i vendimit ekzekutiv për lirimin e trotuareve të bllokuara;

    9. Krijimi i taskforcës për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës;

    10. Nënshkrimi i vendimit ekzekutiv për dyfishimin e subvencioneve për fermerë dhe agrobiznese.

    Ismaili theksoi se këto vendime do të shënojnë fillimin e një epoke të re për Prishtinën – një qytet funksional, të sigurt dhe gjithëpërfshirës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark