Alban Hyseni viziton bizneset: E bëjnë Gjilanin më konkurrues - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Alban Hyseni viziton bizneset: E bëjnë Gjilanin më konkurrues

    Insajderi
    30 September 2025 - 21:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, ka vazhduar takimet me bizneset lokale.

    Ai së pari u prit nga familja Mustafa, pronarët e dy kompanive. Hyseni u njoh nga afër me suksesin e këtyre ndërmarrjeve.

    Në vazhdim, Hyseni vizitoi një kompani tjetër. Ai u njoh me aktivitetin e kompanisë në prodhimin e dyerve dhe dritareve nga plastika, ku punësohen mbi 15 punëtorë dhe një pjesë e produkteve eksportohet jashtë vendit.

    “Biznese të tilla janë vlera e vërtetë e qytetit tonë – krijojnë punësim, zhvillim dhe e bëjnë Gjilanin më konkurrues. Jemi krenarë që në qytetin tonë kemi kompani kaq të suksesshme që kontribuojnë në rritjen ekonomike dhe mundësitë për qytetarët”, tha Hyseni.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark