Imri Ahmeti me qytetarët e Rubovcit e Kojskës: Entuziazmi juaj është burim force për vizionin tonë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Imri Ahmeti me qytetarët e Rubovcit e Kojskës: Entuziazmi juaj është burim force për vizionin tonë

    Insajderi
    30 September 2025 - 21:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti, sonte ka zhvilluar një tubim me qytetarët e Rubovcit të Madh, Kojskës dhe Rubovcit të Vogël.

    Ahmeti u shpreh se entuziazmi dhe mbështetja e qytetarëve në këtë takim janë burim force për vizionin dhe punën konkrete që ai synon të realizojë për të ardhmen e komunës.

    “Mesazhi është i qartë: Rubovci i Madh, Kojska dhe Rubovci i Vogël janë në rrugën e zhvillimit dhe nuk ka kthim prapa. Faleminderit për besimin tuaj të palëkundur. Përtej fjalëve, me punë, për Lipjanin!”, tha Ahmeti në fjalën e tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark