Rrahim Tërnava prezanton platformën për gratë në tubimin e mbajtur në Fushë Kosovë- Premton përfitime financiare për lindje dhe 200 biznese të reja për gratë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Rrahim Tërnava prezanton platformën për gratë në tubimin e mbajtur në Fushë Kosovë- Premton përfitime financiare për lindje dhe 200 biznese të reja për gratë

    Insajderi
    30 September 2025 - 23:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së për Komunën e Fushë Kosovës, Rrahim Tërnava, ka mbajtur një tubim me gratë, ku ka prezantuar platformën qeverisëse të dedikuar për to.

    Në këtë takim morën pjesë nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, deputetet Blerta Deliu dhe Ariana Musliu-Shoshi, si dhe profesoresha Besa Ismajli.

    Tërnava tha se programi i tij parasheh politika konkrete për përfshirjen e grave në vendimmarrje, mbështetje për familjen, nxitjen e bizneseve, kujdesin shëndetësor dhe barazinë gjinore.

    Ai prezantoi disa nga pikat kryesore të platformës, si: përfshirja 40–50% e grave në vendimmarrje, krijimi i një qendre për gratë viktima dhe zyrës për barazi gjinore, hapja e 200 bizneseve të reja për gra, 200 projekte praktike me pagesë për vajza, 12 panaire mujore, 5 kooperativa fermere për gra, subvencione banesash për çiftet e reja, përfitime financiare për lindje, si dhe 10 çerdhe e kopshte të reja.

    Gjithashtu, programi përfshin 100 bursa STEM për vajza çdo vit, mbështetje për arsimin, klinikë mobile gjinore, si dhe karta të posaçme shëndeti me kontrolle falas.

    Tërnava theksoi se me këto politika gratë në Fushë Kosovë do të jenë më të përfaqësuara, ndërsa komuna do të bëhet adresë e zhvillimit, ekonomisë dhe familjes së shëndoshë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark