Shpërthim i fuqishëm dhe të shtëna me armë zjarri në Gjermani, raportohet për një të vdekur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Shpërthim i fuqishëm dhe të shtëna me armë zjarri në Gjermani, raportohet për një të vdekur

    Insajderi
    01 October 2025 - 09:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Mynihut këtë të mërkurë (1 tetor), pasi u dëgjuan shpërthime dhe të shtëna me armë zjarri në pjesën veriore të qytetit, duke çuar në mobilizimin e madh të forcave të sigurisë.

    Sipas informacioneve paraprake të publikuara nga Bild, një burrë është gjetur i pajetë, ndërsa të paktën një person tjetër është plagosur rëndë.

    Dyshohet se autori i ngjarjes ka mbushur shtëpinë e prindërve të tij me eksploziv, i ka vënë flakën dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

    Ngjarja ndodhi në Lerchenauer Straße, një lagje në veri të qytetit.

    Autoritetet kanë izoluar një perimetër të gjerë, ndërsa tymi i dendur ishte i dukshëm nga kilometra larg që në orët e para të mëngjesit. Banorët janë paralajmëruar të shmangin zonën dhe trafiku është pezulluar, duke shkaktuar bllokime të shumta.

    Policia gjermane konfirmon se operacioni është ende në zhvillim dhe po punohet për sigurimin e provave dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Në terren ndodhen forca speciale, zjarrfikës, ekspertë piroteknikë dhe hetues kriminalë.

    Shefi i policisë, Thomas Schelshorn, në një deklaratë për mediat, theksoi se “nuk ka rrezik për popullsinë” dhe se incidenti “nuk ka asnjë lidhje me Oktoberfest-in”, festivali tradicional që zhvillohet aktualisht në qytet.

    Një shkollë në afërsi të zonës do të qëndrojë e mbyllur si masë paraprake sigurie, ndërsa policia ka paralajmëruar se problemet në trafik do të vazhdojnë për shkak të hetimeve dhe bllokimeve rrugore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark