​Sinisha Karan në listën e zezë të SHBA-së, kandidat për president të Republikës Serbe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    ​Sinisha Karan në listën e zezë të SHBA-së, kandidat për president të Republikës Serbe

    Insajderi
    01 October 2025 - 09:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sinisha Karan do të jetë kandidati i Aleancës së Social-Demokratëve të Pavarur për zgjedhjet e parakohshme presidenciale në Republikën Serbe të Bosnje-Hercegovinës, njoftoi kryetari i partisë, Millorad Dodik.

    Dodik, ish-president i këtij entiteti serb, deklaroi për Radio-Televizionin RS se do ta propozojnë Karanin para partnerëve të koalicionit.

    Karan ndodhet në listën e zezë të Departamentit amerikan të Thesarit për shkak të përfshirjes së tij në organizimin dhe festimin e ngjarjeve jokushtetuese të Republikës Serbe, raportojnë mediat boshnjake.

    Ai është profesor i çështjeve kushtetuese dhe mban postin e ministër për Zhvillim Teknologjik dhe Shkencor në qeverinë jokushtetuese të Republikës Serbe.

    Zgjedhjet e parakohshme janë caktuar për më 23 nëntor, pas revokimit të mandatit të Dodikut nga Gjykata e Bosnje-Hercegovinës, për shkak të mosbindjes ndaj vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar. Ky vendim e ndalon Dodikun të ushtrojë ndonjë funksion publik për gjashtë vitet e ardhshme.

    Fillimisht, partia e Dodikut kishte njoftuar se nuk do të paraqiste kandidat në zgjedhje, por më pas vendosi të marrë pjesë.

    Nga ana tjetër, Partia Demokratike Serbe, më e madhe në opozitë, ka shpallur si kandidat për president Branko Bllanushën, profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike në Banjallukë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark