Po bënte dush me iPhone në karikim, vdes nëna e tre fëmijëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Po bënte dush me iPhone në karikim, vdes nëna e tre fëmijëve

    Insajderi
    01 October 2025 - 10:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një nënë e tre fëmijëve ka vdekur pasi kishte rënë në kontakt me rrymën ndërsa mbante telefonin e saj duke e karikuar në vaskë.

    Ann-Marie O’Gorman nga Shanliss Avenue, Santry, Co Dublin, u gjet pa ndjenja në banjën e saj nga bashkëshorti Joe, në tetor të vitit të kaluar.

    47-vjeçarja kishte pësuar djegie të tipit elektroshok në gjoks dhe krahun e majtë, tha patologjia, Heidi Okkers për Gjykatën e Mjekut Ligjor të Qarkut Dubin, transmeton Klankosova.tv.

    Ajo u shpall e vdekur më vonë atë ditë në Spitalin Beaumont.

    Joe kishte dalë nga shtëpia familjare me vajzën e tyre më të vogël Megan gjatë mbrëmjes dhe e telefonoi gruan e tij gjatë kthimit pak para orës 20:00.

    Kur shkoi në banjo, e gjeti Ann-Marie të shtrirë në anë pa ndjenja, me telefonin dhe kabllon e karikimit në vaskë.

    Ndërsa shkoi ta nxirrte nga vaska, Joe tha se ndjeu një goditje të vogël elektrike, raporton The Sun


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark