Nis dëshmia e Jock Covey në Hagë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis dëshmia e Jock Covey në Hagë

    Insajderi
    01 October 2025 - 10:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-zëvendësi i Bernard Kouchner, Jock Covey, ka vijuar sot dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, në ditën e dytë të paraqitjes së provave.

    Të martën, ai ishte pyetur nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi, përfaqësuar nga avokati Luka Mishetiq, ndërsa tri ekipet e tjera mbrojtëse njoftuan se nuk kishin pyetje për këtë dëshmitar.

    Në dëshminë e tij, Covey vlerësoi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk kishte një strukturë të qartë ushtarake, por funksiononte më tepër si një lëvizje, ku komandantët në terren kishin autonomi të gjerë për vendimmarrje.

    “Ata mendonin që mund të bënin atë që vendosnin të bënin në zonën e tyre. Kjo ishte mënyra se si e kemi kuptuar ne”, deklaroi ai.

    I pyetur lidhur me rolin e Hashim Thaçit, Covey tha se UNMIK nuk e ka konsideruar kurrë atë si komandant të UÇK-së dhe se ai nuk jepte urdhra.

    Megjithatë, gjatë seancës u prezantua edhe një dokument i nënshkruar nga Thaçi si “komandant i përgjithshëm i UÇK-së”, dërguar Bernard Kouchnerit në kuadër të marrëveshjes për çarmatosjen e UÇK-së, ku kërkohej leje që disa ish-pjesëtarë të mbanin armë brezi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark