Sislej Xhafa sërish godet, dërgon gurin e varrit në Paris - Insajderi
×
Kulturë

Sislej Xhafa sërish godet, dërgon gurin e varrit në Paris

Insajderi
15 September 2017 - 14:35
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Artisti shqiptar që nëpërmjet veprave të tij artistike po dërgon mesazhe të fuqishme nëpër botë, nesër do të prezantohet edhe me një ekspozitë prestigjioze në Paris, shkruan KultPlus.

Në ekspozitën Continua Sphères Ensemble, që do të hapet nesër në Paris, ku do të prezantohen me vepra të ndryshme artistë nga shumë shtete të botës, Sislej Xhafa do të dërgojë një gur varri.

Vetë Sislej Xhafa ekskluzivisht për KultPlus ka shpjeguar se titulli i kësaj vepre është “Father”, ku shihet të jetë një gur varri dhe mbi të një dëgjuese e telefonit.

“Vepra është punuar prej graniti”, ka thënë Xhafa në lidhje me këtë pjesëmarrje. Drejtor artistik i kësaj ekspozite është Jose Manuel Goncalves, kurse hapja e kësaj ekspozite për gazetarë është sot, prej orës 15:00, kurse ajo për publikun do të bëhet të shtunën, në ora 14:00.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark