Pas kaq shumë vitesh, Rozana komenton ish të dashurin e saj, MC Kreshën - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Pas kaq shumë vitesh, Rozana komenton ish të dashurin e saj, MC Kreshën

    Insajderi
    01 October 2025 - 12:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një nga temat që u hap puntatën e parë të këtij sezoni të programit ‘Goca dhe gra’ ishte dhe një performancë live e MC Kreshës, e cila është bërë tejet virale ditët e fundit në rrjetet sociale.

    E pyetur për këtë gjë, Rozana Radi e vendosur në siklet për ish-partnerin e saj të dikurshëm, vendosi të shmangte pyetjen në fillim. Më pas ajo u shpreh se MC Kresha është një super artist.

      Pjesë nga biseda:

    Rudina: Si mendon për MC Kreshën?

    Rozana: Unë?

    Rudina: Po.

    Rozana: Si mendon ti Ori?

    Ori: Unë e kam një mendim. Më pëlqen shumë të them të drejtën dhe është një nga artistët e mi të preferuar. Ia dua shumë këngët të dyve. Edhe besoj se të gjithëve na ndodhin kështu momente.

    Rudina: Mund t’i ketë harruar tekstin Ema?

    Ema: Unë kam përshtypjen që e ka bërë dhe për humor. Nuk e di se çfarë koncerti është. Mendoj se ka qenë dhe për shaka. Mua më bëri për të qeshur.

    Rozana: Mund të jetë dhe si ajo që bëre pak më përpara për të rënë në sy.

    Ema: Nuk e di ku, nuk e di si dhe nuk e di qysh, por nëse e ka bërë për të rënë në sy…

    Rozana: Edhe unë jam me mendimin e Orit, që Kresha është një super artist.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark