“Do e dua gjithmonë”- Rrëfehet Sara Hoxha: Rigjeta veten pas ndarjes - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Do e dua gjithmonë”- Rrëfehet Sara Hoxha: Rigjeta veten pas ndarjes

    Insajderi
    01 October 2025 - 12:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Blogerja Sara Hoxha ka folur për herë të parë për ndarjen e saj të bujshme nga reperi Ledri Vula, me të cilën ka edhe një vajzë, Poi. Në një intervistë së fundmi, Sara Hoxha është shprehur se fundi i marrëdhënies ka qenë i vështirë, duke u theksuar se tashmë raporti i tyre është prindëror për shkak të vajzës.

    “Mendoj se deri tani, pas gjithë asaj që kaluam, ia kemi dalë të jemi për Poin, për ato që duhet të jemi”, theksoi ajo, duke shtuar se Poit vendosi t’i tregojë të vërtetën për ndarjen e tyre dhe jo ta gënjente.

    “Vështirësi ka pasur sepse ndryshimi ishte shumë drastik, por zgjodha të jem e sinqertë, mos të bëj shpresë aty ku nuk ka më dhe ishte vuajtje më e shkurtër, nuk zgjati shumë, ajo e kuptoi dhe mund të flisnim për çdo pyetje që mund t’i vinte”, u shpreh ajo në “Goca dhe Gra”.

    Sara Hoxha shtoi se tashmë është në një kapitull të ri të jetës së saj, teksa u shpreh se ka rigjetur veten.

    Sa i përket thashethemeve për një romancë mes ish-partnerit të saj dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj, blogerja tha se “dua të Ledri të jetë i lumtur, do e dua gjithmonë sepse është babai i Poit”.

    Sara Hoxha: Marrëdhënia me Ledrin është mirë, nuk kam folur asnjëherë dhe nuk dua të ndahem shumë. Thjesht kemi një marrëdhënie të mirë, jo shumë të mirë, as të keqe, një marrëdhënie prindërore, ku e dimë të dy që gjëja më e rëndësishme është Poi, si edhe ajo të ndihet mirë, e dashur, e mbështetur. Mendoj se deri tani, pas gjithë asaj që kaluam, ia kemi dalë të jemi për Poin, për ato që duhet të jemi.

    Vështirësi ka pasur sepse ndryshimi ishte shumë drastik, por zgjodha të jem e sinqertë, mos të bëj shpresë aty ku nuk ka më dhe ishte vuajtje më e shkurtër, nuk zgjati shumë, ajo e kuptoi dhe mund të flisnim për çdo pyetje që mund t’i vinte. Ishte e vogël, por jo edhe aq, sepse fëmijët s’ke nevojë ti thuash shumë gjëra, e kuptojnë vetë. Më e keqja është ti thuash që s’ka gjë, ishte e rëndësishme që ti jepja një perspektivë, që nuk mbaron këtu, do të na kesh gjithmonë, je dhurata më e bukur për ne, jam munduar t’i jap një perspektivë të bukur.

    Jam në një kapitull të ri, sikur kam rigjetur veten, jam më e fortë, e di se kush jam dhe çfarë dua, s’kam ndryshuar si person. Mua më ndodhi që hyra në shtëpi të re, më ndodhën disa gjëra që ma zbukuruan këtë kapitull.

    Çfarë të tha familja?

    Sara Hoxha: Është e vështirë për prindin të shohë fëmijën të kalojë një periudhë të vështirë nuk ëhstë e lehtë. Por kur më shohin që jam e lumtur, janë edhe ata mirë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark