Insajderi
Lajme

Policia me aksion, arrestohen tre persona, sekuestrohen armë e municion

Insajderi
01 October 2025 - 13:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia me aksion, arrestohen tre persona, sekuestrohen armë e municion
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme nga Sektori Rajonal të Hetimeve, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, pas një hetimi ka realizuar sot një operacion të gjerë policor në disa lokacione të ndryshme.

Operacioni është zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit, ku njësitet policore, kanë kryer bastisje në disa lokacione në Komunën e Kamenicës, të identifikuara paraprakisht përmes punës operative hetimore policore ndaj një grupi të personave më dyshimin se ata janë përfshirë në veprat penale si “Detyrimi”, “Posedim i substancave narkotike” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Gjatë kontrollit shtëpitë dhe objektet përcjellëse të personave të dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar:

  • Para në vlerë 8700 euro
    • 1 granatë dore
    • 1 revole TT me një karikator me shtatë fishekë cal.7.62 mm
    • 145 fishekë cal.7.62 mm
    • 1 karikator
    • 201 fishekë të cal.7.62×39 mm
    • 1 sprej piper
    • 1 gëzhojë 7.62×39 mm
    • 1 cigare e mbushur me substancë të dyshuar marihuanë, me peshë 1.1 gr.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark