Rrahim Tërnava premton qendër të re kulturore dhe aktivitete artistike mujore në Fushë Kosovë - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Rrahim Tërnava premton qendër të re kulturore dhe aktivitete artistike mujore në Fushë Kosovë

    Insajderi
    01 October 2025 - 14:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Rrahim Tërnava, ka prezantuar sot vizionin e tij për zhvillimin e kulturës në qytet.

    “Si kryetar, do të ndërtojmë një qendër të re kulturore me hapësira për teatër, galeri, art dhe aktivitete të tjera kulturore. Aty do të organizohen aktivitete javore dhe mujore – javë e teatrit dhe e filmit që do të mbahet çdo vit, koncerte dhe festivale, si ‘Fushë Kosova Fest’. Çdo muaj do të ketë aktivitete kulturore dhe artistike”, ka deklaruar Tërnava.

    Ai ka shtuar se kultura është zemra e qytetit dhe trashëgimia e pasur e Fushë Kosovës, duke nxjerrë në pah talentin e rinjve që deri më tani kanë mbetur të pashfrytëzuar.

    “Kultura nuk është vetëm art, por identitet dhe krenari për qytetin tonë”, ka theksuar kandidati i PDK-së.

    VIDEO


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark