Sekuestrohen shtatë motoçikleta pranë shkollave në Prizren - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sekuestrohen shtatë motoçikleta pranë shkollave në Prizren

    Insajderi
    01 October 2025 - 15:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka sekuestruar shtatë motoçikleta, për shkak të mungesës së regjistrimit të rregullt dhe drejtimit pa patentë shofer në Prizren.

    Sekuestrimi i tyre ka ardhur nga aktiviteti parandalues, gjatë kontrolleve të zhvilluara pranë shkollave.

    Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, drejtimi i motoçikletave në zona të populluara me nxënës përbën një ndër rreziqet kryesore të identifikuara, duke rritur potencialin për incidente në afërsi të institucioneve arsimore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark