
Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan, tha të mërkurën se Turqia nuk do të lejojë copëtimin e Sirisë ose dëmtimin e integritetit të saj territorial nëse diplomacia për të zbatuar marrëveshje integrimi midis Forcave Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët dhe qeverisë së Sirisë dështon.
“Ne kemi angazhuar të gjitha kanalet e diplomacisë si për të ruajtur integritetin territorial të Sirisë ashtu edhe për të parandaluar formimin e një strukture terroriste përtej kufijve tanë. Ne vazhdojmë t’i përdorim këto kanale me durim, sinqeritet dhe logjikë të shëndoshë”, tha Erdogan në një aktivitet për të shënuar rihapjen e parlamentit, raporton Reuters.
“Nëse nismat diplomatike lihen pa përgjigje, politika dhe qëndrimi i Turqisë janë të qarta. Turqia nuk do të lejojë që të ndodhë një deja vu në Siri“, shtoi ai.
Ankaraja e konsideron SDF-në organizatë terroriste dhe ka paralajmëruar për veprime ushtarake nëse ajo nuk integrohet në aparatin shtetëror të Sirisë sipas marrëveshjes me Damaskun. /Insajderi.org/