
Një edukatore në një institucion parashkollor në Pejë është ndaluar nga Policia e Kosovës për 48 orë, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një fëmijë.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar për Insajderin se pas denoncimit është iniciuar procedura hetimore.
“Pas denoncimit të një edukatorje nën dyshimin se ka keqtrajtuar një fëmijë, Prokuroria ka filluar hetimet. Këto hetime kanë dërguar në drejtim të nxjerrjes së vendimit për hetim. Hapat që ka marrë Prokuroria në Pejë janë që e njëjta nën këtë dyshim është ndaluar për 48 orë, dhe hapat e tjerë po vazhdojnë sipas Kodit të Procedurës Penale,” ka deklaruar Nikçi.
Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…