"Ngrohje më e lirë, më e pastër" - Tërnava premton ndërtimin e ngrohtores së qytetit në Fushë Kosovë - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    “Ngrohje më e lirë, më e pastër” – Tërnava premton ndërtimin e ngrohtores së qytetit në Fushë Kosovë

    Insajderi
    01 October 2025 - 16:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Rrahim Tërnava, ka premtuar ndërtimin e një ngrohtoreje të qytetit me sistem kogjenerimi, duke thënë se ky është një nga projektet kryesore për qytetarët.

    “Të gjithë e dimë sa të larta janë faturat mujore për ngrohje. Familjet tona po shpenzojnë shumë, e përsëri nuk kanë ngrohtësi të mjaftueshme. Prandaj, unë po propozoj ndërtimin e ngrohtores së qytetit me kogjenerim. Kjo do të thotë ngrohje më e lirë, më e pastër dhe më e sigurt për çdo lagje e familje,” ka deklaruar Tërnava.

    Ai ka shtuar se ky projekt nuk është vetëm ide e tij, por një kërkesë e qytetarëve të Fushë Kosovës, të cilët tashmë përballen me vështirësi ekonomike për shkak të shpenzimeve të larta për ngrohje.

    VIDEO


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark