Shqipëria shton masat e sigurisë në shkolla, Rama njofton çfarë hapa kanë ndërmarrë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Shqipëria shton masat e sigurisë në shkolla, Rama njofton çfarë hapa kanë ndërmarrë

    Insajderi
    01 October 2025 - 17:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i qeverisë Edi Rama ka njoftuar se në shkollat publike janë vendosur oficerë sigurie të cilët do të garantojnë mbrojtjen e nxënësve nga çdo fenomen negativ i lidhur me dhunën apo rreziqet online.

    Në një reagim në rrjetet sociale Rama shprehet se falë edhe bashkëpunimit me Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Arsimit, janë zhvilluar trajnime specifike për oficerët e sigurisë për të garantuar sigurinë e nxënësve në shkollat publike.

    Po ashtu mbështetje do të jetë edhe Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake të cilët bëjnë monitorimin e tyre në hapësirat brenda perimetrit të shkollave, duke bërë jo vetëm monitorim por dhe parandalimin e incidenteve të ndryshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark