
Gjilani ka bërë hapa të rëndësishëm në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore vetëm brenda një dite. Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nagip Rexhepi” është pajisur me një ultrazë modern dhe pajisje të reja mjekësore, ndërkohë që qyteti ka pranuar edhe një autoambulancë të re nga Ministria e Shëndetësisë.
Ultrazëri, me vlerë rreth 20 mijë euro, dhe pajisjet mjekësore mbi 21 mijë euro, janë siguruar përmes marrëveshjeve të Komunës së Gjilanit me projektin “Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor” (AQH).
Po ashtu, Gjilani është bërë me një autoambulancë të re, e cila do të shërbejë për përforcimin e kapaciteteve emergjente dhe ofrimin e ndihmës më të shpejtë për qytetarët.