
Justin Bieber ka ndarë me ndjekësit e tij një sërë mesazhesh prekëse dhe reflektuese në Instagram, ku flet hapur për betejat e tij me shëndetin mendor.
Këngëtari 31-vjeçar i ka përshkruar ditët e fundit si sfiduese emocionalisht, duke rrëfyer se ka kërkuar ndihmë nga Zoti dhe ka ndjerë pasiguri për veten dhe të kaluarën e tij.
Në një nga postimet e tij më të sinqerta, Bieber shkruan:
“Jam thjesht një djalë i zakonshëm me të meta. Kam bërë gjëra që kanë lënduar të tjerët. Vazhdoj të them dhe bëj gjëra që nuk i kam me qëllim, por që lëndojnë.”
Ai shton se çdo ditë përpiqet të jetë më pak egoist dhe të rritet shpirtërisht. Ai flet për fuqinë e dashurisë si një ndjenjë që nuk gjykon, por përkrah dhe ndihmon.
Në një tjetër mesazh, këngëtari pranon se shpeshherë ka frikë nga ideja se do të zbulohet për “egoizmin” që e shqetëson:
“Ndonjëherë mendoj se do të zbulohem nëse u tregoj të tjerëve sa egoist jam. Dhe pastaj ndjej frikë se nuk do më besojnë më.”
Megjithatë, ai thekson se sa më shumë është i hapur dhe i sinqertë me veten dhe të tjerët, aq më i lirë ndihet.
Në një pjesë tjetër të rrëfimit, Bieber pranon se ka pasur ditë ku është ndjerë pesimist, por përpiqet të ndryshojë perspektivën e tij përmes besimit:
“Zgjohem ndonjëherë pesimist. Ia vë fajin Zotit për ndjenjat që kam, në vend që të komunikoj me të dhe t’i kërkoj ndihmë.”