Shukri Buja tregon pse vendosi të rikthehet e të kandidojë për Lipjanin: LDK pritën të tërhiqem - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shukri Buja tregon pse vendosi të rikthehet e të kandidojë për Lipjanin: LDK pritën të tërhiqem

    Insajderi
    01 October 2025 - 22:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së për Lipjanin, Shukri Buja, tha se në vazhdimësi ka qenë në rrjedha politike por nuk është shfaqur në publik për shkak se “kam qenë në hetime nga Dhomat e Specializuara”, u shpreh Buja.

    Buja tregoi se çfarë ka bërë viteve të fundit.

    “Kam qenë deputet dhe nuk kam kandidu për shkak të akuzave që më janë ngritur. Në vitin 2019 kam qenë këshilltar politik i z.Thaçi dhe pas arrestimit të Thaçit e kam pas një periudhë të rëndë të hetimeve nga Dhomat e Specializuara për pesë vite derisa ka përfundu edhe ky proces”, tha Buja në Pressing.

    Ai tha se kur ka pasur ndonjë aktakuzë është tërhequr duke mos kandiduar, prandaj shprehet se “është pritë nga LDK-ja, që pas dhënies së verdiktit – kanë pritur të tërhiqem”, deklaroi Buja ne T7.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark